Sarandë, nisin sërish vijëzimet dhe sinjalistika në qytet…

Kanë nisur sërish në terren  vijëzimet dhe sinjalistika horizontale në qytet. Paraditen e sotme në një nga pikat ‘nevralgjike’të trafikut në fillimrrugën “Mitat Hoxha” specialistët kane ndjekur vizimet e reja me ngjyrë të bardhë në mes të një traifku të dendur të njerëzve dhe automjeteve për shkak të afërsisë me Portin Turistik ku mbërrijne në Sarandë dhe rajonin e  saj turistik dhe nisen prej Porit me tragetet e linjës ndërkombëtare qinda e mijëra turistë dhe shtetas shqiptarë.

Kur do të realizohen vizimet veçanërisht nëpër kryqëzimet e Sarandës të cilat, ende pa përfunduar krejt investimet e  FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit), po krijojnë hutim ndër këmbësorët dhe kaos me pjesën më të madhe te drejtuesve të automjeteve që, shpesh, për mungesë kulture në trafik, i ngasin makinat në mënyrë ofensive.