Rama ndan fotot: Drejt fundit ‘qilimi i gurtë’ në Gjirokastër
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij foto nga Gjirokastra, atje ku është drejt fundit “qilimi i gurtë” i mirëseardhjes në këtë qytet.
“Drejt përfundimit edhe qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër mbi parkimin e ri nëntokësor të qytetit, që e çliron tërësisht nga makinat sheshin e rilindur të Çerçizit dhe lidh për këmbësorët hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit, e cila gëlon ditë e natë nga turistët që këtë vit janë edhe më të shumtë, ndërkohë që çdo muaj hapen dyer të reja shtëpish tradicionale të restauruara e rilindura si bujtina mikpritjeje”, shkruan Rama.