Panik në Sarandë, shpërthen në flakë shtylla elektrike

Një shpërthim në një shtyllë shtylla elektrike është regjistruar në lagjen numër 2 në Sarandë.

Sipas informacioneve, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa janë evakuuar kalimtarët.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, teksa ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit të shtyllës elektrike.

E njëjta situatë u përsërit edhe verën e kaluar në Sarandë.