Mbrojtësi i Interit dhe Francës kurorëzon dashurinë, i propozon modeles shqiptare në Sarandë (FOTO)
Benjamin Pavard i ka propozuar Kleofina Pnishit në Sarandë. Pikërisht aty, modelja shqiptare i tha “Po” mbrojtësit të Francës dhe Interit.
Moment emocionues për të dy, që zgjodhën pikërisht Shqipërinë. Kleofina ka lindur në Kosovë, ndërsa u detyrua të largohet në moshën 5-vjeçare për shkak të luftës.
Momentet emocionuese janë ndarë nga vetë Pavard në rrjetet sociale. “Ajo tha ‘Po'”, shkruan mbrojtësi kampion në Seria A.