Kjo është ish-shkolla Bujqësore e Delvinës që nxirrte qindra specialistë! Sot e braktisur!

Në Delvinë, ke shumë atraksione turistike që mund të vizitosh, por mbi të gjitha aty gjendet bimët mjekësore, që ruhen dhe përpunohen në sipërmarrjen që ka ngritur zonja Vero Çeço.

Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, zonja Çeço tregoi se përballë sipërmarrjes së saj, ndodhet ish-shkolla e Mesme Bujqësore. Kjo shkollë dikur ndërthurte teorinë e mësuar në klasë me praktikën në terren, pasi kishte në dispozicion një sërë makinerish.

Por sot ka ngelur thjesht një godinë “kufomë” e cila nuk është vënë në përdorim, që pas rënies së komunizmit.

“Unë e kam shumë merak atë godinë. Është shkolla Bujqësore, ka nxjerrë shumë kuadro. Me rënien e komunizmit edhe shkolla nuk funksionoi më. Kjo godinë duhet të shfrytëzohet, mund të kthehet në një palestër ku të argëtohen fëmijët ose një qendër tjetër. Të shfrytëzohet për aktivitet kulturor.

E kam kërkuar ta marr në menaxhim, por nuk më është konfirmuar. E kam ngritur si problem, kur kam qenë këshilltare në Delvinë. Kjo godinë nuk është në menaxhim as të bashkisë, pasi ende është pjesë e Arsimit”, tha zonja Vera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *