Himara në zgjedhje më 4 gusht. Vangjel Tavo kandidat i PS?

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.

Ndërkohë kandidati i mundshëm i PS pritet të jetë prefekti i Vlorës i emëruar muajt e fundit, ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo.

Sidoqoftë kjo mbetet për t’u zyrtarizuar orët në vazhdim.

Deri më tani nuk ka një konfirmim për emrin e tij nga PS.