Gjyshja kasape, Elefterie Çipa e ushtron këtë zanat prej 64 vitesh në qytetin e Sarandës
Është e para dhe e vetmja grua kasape në qytetin e Sarandës.
Edhe pse nga dita e parë kur mori hanxharin në duar kanë kaluar jo pak por 64 vite, Elefterie Çipa nuk i ndahet punës.
Çdo ditë e gjen në dyqanin e saj duke u shërbyer dhjetëra klientëve, shumë prej tyre klientë besnik.
Puna nuk është e lehtë, paragjykimet po ashtu e kanë shoqëruar për vite por ajo nuk është dorëzuar.
75 vjeçarja tregon se në vitet e para të ushtrimit të zanatit ndihej keq pasi mishi ishte me racion dhe i pamjaftueshëm për të gjithë.
Ndërsa në ditët e sotme thotë se ka vështirësi në sigurimin e mishit të mirë e cilësor.
Edhe pse në moshë pensioni, Elefteria nuk preferon të pushojë. Ajo thotë se do të vazhdojnë të punojë deri sa të mundet. Kur fuqitë ta braktisin dëshiron që nipërit e saj ta mbajnë hapur biznesin që e ka ngritur me shumë mund.