Denaj: Diga provizore mbi lumin e Kalasë për vaditjen e mbi 200 ha tokë bujqësore
Diga provizore mbi lumin e Kalasë me volum prej 1000 m3 bën të mundur vaditjen e mbi 200 ha tokë bujqësore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot pamje nga kjo digë mbi këtë lumë, dega më e madhe e Bistricës në verilindje të Sarandës, me gjatësi 34 km.
Ministrja thekson se, investimet në infrastrukturën bujqësore janë në vëmendjen dhe prioritetin e qeverisë dhe njësive të qeverisjes vendore.
Denaj nënvizoi se ku koordinim ofron më shumë garanci dhe siguri për fermerët tanë, punën, mundin dhe produktet e tyre.