Begaj në Konispol: Urim Arapi ka gjysmë shekulli që gdhend dru e gurë, mirënjohje për këtë brez!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Konispolit, skajin më jugor të Shqipërisë.
Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet lokale, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet që po bëhen për agroturizmin në këtë zonë, ndërsa përballë emigrimit i mëshoi idesë së zhvillimit të mëtejshëm të tij.
“Vura re toka të punuara, peisazhe të jashtëzakonshme dhe bukuri natyrore që përkthehen në një atraksion shum të rëndësishëm turistik. Bujqësia, agroturizi dhe blektoria janë fusha që duhet të kënë vemendje të shtuar dhe duhet t’i bëjm njerëzit të fokuson tek kto”, theksoi presidenti.
Në takimin e tij në bashkinë e Konispolit, presidenti takoi dhe Urim Arapin, i cili prej kohësh gdhend dru e gurë. Begaj përgëzoi punën dhe vullnetit e tij si dhe shprehu mirënjohje për këtë brez.
“Ka gjysmë shekulli që gdhend dru e gurë. Urim Arapi në Konispol shihet si simbol qëndrese e durimi. Vitet e burgut politik ia ndërprenë punën, por jo pasionin. Deri sa të ketë frymë, do të gdhendë. Është i ligështuar që të rinjtë e sotëm nuk duan ta trashëgojnë këtë profesion që shenjon artizanatin shqiptar ndër shekuj, me gjithë dëshirën e tij për t’jua mësuar.Respekt e mirënjohje për këtë brez të sakrificës e pasionit”, shkruan presidenti në rrjetet e tij sociale.