Ndahet nga jeta edukatorja e Kopshtit nr 3 në Sarandë Alketa Demi

Është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare edukatorja e Kopshtit nr 3 në Sarandë Alketa Demi.

Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, por që nuk ka ariitur ta fitojë betejën.

Alketa Demi do të mbetet përgjithmonë në brezat e fëmijëve që edukoi, por edhe të prindërve të tyre si një edukatore e dashur dhe gjithmonë e qeshur.

VIDEO e momenteve të edukatores me fëmijët në Kopshtin nr 3 përgatitur nga Elvin Cukari.