Sarandë, 17-vjeçarja përfundon në spital, dyshohet se konsumoi…
Një 17-vjeçare nga Vlora është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka konsumuar medikamente.
Ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e reja ka konsumuar ilaçet qëllimisht.
Sakaq, materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar medikamente, një 17-vjeçare, e cila është dërguar për mjekim, në spitalin e Traumës.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.