EMRAT/ Dhunuan me sende të forta e grushte një person në Sarandë, arrestohen babë e bir
Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë.
Mësohet se janë arrestuar Gëzim dhe Rodrik Bejko, pasi për motive të dobëta kanë dhunuar një person me sende të forta dhe grushte.
Gjithashu pasi e kanë dhunuar, babë e bir kanë dëmtuar pajisjet elektrike dhe linjën e energjisë elektrike të biznesit të shtetasit A.V.
“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit Gëzim Bejko 52 vjeç, dhe Rodrik Bejko 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V., si dhe kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi,” njofton policia.