Dyshime për atentat në det, çfarë ndodhi me biznesmenin nga Saranda

Mbremjen e 24 qershorit Armand Nelaj i veshur me kostumin e polumbarit ishte zhytur 100 metra larg Portit te Sarandes ne momentin kur u plagos nga nje shperthim i fuqishem.

52- vjeçari nderroi jete pak ore me vone ne spitalin e Sarandes, ndersa identifikimi i trupit te tij u be pas 18 oresh.

Fillimisht policia i lidhi dyshimet me shperthimin e bombles se oksigjenit, ndersa hetimet e nje dite me vone nga RENEA kane ngritur edhe pisten e nje shperthimi te mundshem me lend plasese.