Vendimi i Kushtetueses për Butrintin, deputetja e Sarandes: Dosja do të depozitohet në SPAK
Gjykata Kushtetuese tashmë ka zbardhur edhe vendimin për çështjen e Butrintit, duke i dhënë të drejtë shtetit dhe Fondit Amerikan për Zhvillim që të ndërhyjnë në këtë sit arkeologjik.
Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se kjo çështje nuk është mbyllur ende. Zhupa deklaroi se do t’i drejtohen SPAK-ut pasi ka dyshime se është kryer korrupsion legjislativ.
“Do t’i drejtohemi SPAK-ut me një padi, për të gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore për këtë marrëveshje. Veprimtarinë e ADF-së dhe të tre gjyqtarëve që janë në konflikt interesi. A quhet korrupsion nëse paguan 250 mijë euro për të bërë një ligj që më pas t’i të marrësh një diçka për veten”, tha Ina Zhupa.