Sarandë, çelet sezoni turistik / Pesë ditë festë në qytetin bregdetar, promovohet turizmi
Në Sarandë vizitorët janë të përditshëm, por zyrtarisht sezoni turistik u çel mbrëmjen e të martës.
Do të jenë 5 ditë feste ku do të promovohen destinacionet e qytetit, traditat dhe kulinaria.
“Saranda Fish Festival” është një ndër aktivitetet që po mbahet këtë fundmaji.
Turistët shprehen të befasuar për mikpritjen, atmosferën dhe çdo gjë tjetër që kanë gjetur në qytetin bregdetar.
Sinkron “Është hera ime e parë në Shqipëri dhe po me pëlqen kaq shumë, ushqimi kaq i mirë, atmosfera e mrekullueshme. Po më pëlqen shumë çdo gjë këtu. Unë jam nga Suedia”
Përfaqësues të bashkisë Sarandë thonë se festivalin e peshkut synojnë ta realizojnë çdo vit.
Saranda është një ndër qytetet më të vizituara nga turistët jo vetëm gjatë verës por në çdo stinë.