Ranë në kontakt me energjinë/ Vdes pronari i hotelit në Dhërmi, dy punonjësit në gjendje kritike, transportohen drejt Tiranës

DHËRMI- Pasditen e kësaj të shtune ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Dhërmi. Një pronar hoteli ka humbur jetën dhe dy punonjës janë në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se pronari dhe dy punonjësit e tij kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonin në sistemin e ndriçimit, në pjesën e jashtme të hotelit.

Dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.