Merr flakë anija e linjës Sarandë, Korfuz, nuk dihen ende shkaqet
Një anije e linjës Sarandë-Korfuz është përfshirë nga flakët të diel.
Burime bejne me dije se anija ka qenë në port, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Anija “Santa” kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi, ndërsa bëhet me dije se nuk ka pasur njerëz në bord.
Sakaq në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.