Kryebashkiaku i Finiqit uron Pashkën ortodokse

Kryetari i bashkise se Finiqit, Romeo Çakuli, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan:

“Krishti u ngjall. Gezuar Pashket”, shkruan Çakuli ne postimin e tij ku eshte i shoqeruar nga familja e tij.

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, ditën më të rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.

Në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkës.

Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.