Rama: Rigjenerim urban në Sarandë
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna në Sarandë për rigjenerimin urban në qytet.
Në Sarandë po sistemohen dhe restaurohen trotuarët, rrugët e këmbësorëve, po vendoset ndriçimi, gjelbërimi e elementë të tjerë arkitekturorë.
Falë investimeve në qytet është transformuar rruga “Abedin Dino”, e cila tashmë ka një imazh të ri.
“Nga puna në Sarandë për rigjenerimin urban në qytet, duke nisur nga sistemimi dhe restaurimi i pedonaleve, trotuareve, te ndriçimi, gjelbërimi e elementë të tjerë arkitekturorë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.