Goditje, vjedhje, dhune: Tre arrestime nga Policia e Sarandës në 24 orët e fundit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. L., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin që grumbullon mbeturinat e qytetit dhe drejtuesin e këtij automjeti.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në dhomën e një hoteli, në lagjen nr. 1, Sarandë.
Nga këta specialistë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.