Erlind Sulo emërohet drejtor i përgjithshëm i KESH

Këshilli Mbikëqyrës i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si Drejtor te ri te Pergjithshem te KESH.

 

Sulo është prezantuar këtë të mërkurë para stafit të KESH duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho.

 

Erlind Sulo ka mbajtur per disa vjet postin e drejtorit te Parkut të Butrintit.

 

Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në Miinistrine e Infrastrukturës dhe Energjisë.