“T’i japim fund ndalimit të Fredi Beleris”: Flamur Noka dhe Luçiano Boçi takojne deputetin grek Theodorikakos
Deputeti i Janines Takis Theodorikakos u takua me dy drejtuesit kryesore të partise se Berishes ku u diskutua për lirimin e Fredi Beleris.
Deputeti i Demokracisë së Re u takua me Flamur Nokën, ish-ministrin e Brendshëm dhe Luçiano Boçin, nënkryetarin e partise, me të cilët diskutuan për çështje të ndryshme që shqetësojnë dy vendet, si dhe Fredi Beleris, për të cilin u theksua edhe një herë se duhet t’i japë fund paraburgimit.
“Në Janinën mikpritëse jam takuar sot me miqtë e mi Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Diskutuam dhe shkëmbyem mendime për shumë çështje interesante dhe sigurisht për nevojën për t’i dhënë fund paraburgimit të bashkatdhetarit tonë, kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleris”, ka shkruar Takis Theodorikakos në rrjetet sociale.