Ishte tap në timon, arrestohet nga policia e Sarandës 55- vjeçari nga Konispoli
Policia njofton se specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasi A. A., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Konispol-Sarandë”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin, të cilin pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.