Emri/ Kush është shoferi i kamionit që humbi jetën në rrugën Kardhiq-Delvinë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, me pasojë vdekjen e një personi. Mësohet se mjeti i cili ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë është një kamion i cili po transportonte lëndë djegëse solar.
Po ashtu bëhet me dije se për fat të keq ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetasi nga Ukraina Andriu Khrustalov, 31-vjeç. Argjiroja.net ka pare pamjet e renda te shoferit te shkrumbuar.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte lëndë djegëse solar. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. K. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.