Çaçi takim me Zana Çelën: Ja fokusi i bisedës

Kryetari i bashkise se Sarandes Oltion Çaçi ka pritur ne zyren e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj.Zana Çela.

Fokusi i bisedes mes tyre ka qene në lidhje me përditësimin e kalendarit të aktiviteteve turistike i cili do të publikohet në aplikacionin ndërkombëtar TEA.

“Me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj.Zana Çela ku patëm një diskutim konstruktiv në lidhje me përditësimin e kalendarit të aktiviteteve turistike i cili do të publikohet në aplikacionin ndërkombëtar TEA duke i dhënë mundësinë e promivimit të qytetit dhe jetës artistike e kulturore të mijëra vizitorë vendas dhe te huaj”, nenvizon Çaçi.