U godit me vezë teksa hynte në gjyqin e Belerit, reagon Dule

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u godit sot me vezë teksa hynte në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohej një seancë gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Dy persona iu afruan Dules dhe e goditën me vezë, njëra të cilave i ra në kurriz, teksa deputeti po kalonte hekurat e rrethimit të gjykatës.

I kontaktuar nga ‘TCh’, Dule tha se sulmi i sotëm “ishte pjesë e një skenari”.