“Situatë politike, me sherrnaja”, Idrizi: Beleri dëmton marrëdhënien Shqipëri-Greqi, Çamëria do raporte të mira me fqinjët
Gjatë përkujtimit të 33-vjetorit të Shoqatës “Çamëria”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se situate politike me sherrnaja nuk ndikon pozitivisht në çështjen e Çamërisë.
Ai ka theksuar se çështja Çame duhet të zgjidhet me dialog, pasi Çamëria do marrëdhënie të mira me fqinjët grekë.
Sipas Idrizit, rasti i Fredi Belerit po dëmton marrëdhënien Shqipëri-Greqi.
“Sot jemi fatkeqësisht miqtë e mi në një situatë politike me shumë tensione dhe sherrnaja, ku politika duhet të ishte vendi i të urtëve. Besoj e keni parë që sa herë permendet emri i Çamërisë në parlament të gjithë heshtin. Të paktën një nga ata ta përmendi, e kam fjalën për ata që qoftë dhe një herë përfituan nga Çamëria.
Kur kam nisur në PDIU gjeja çamë që thoshin jam të majtë, mirëpo sot po shoh shumë pak çamë që thonë se janë të djathtë.
Marrëdhënia e mirë nuk mund të kalojë përmes shqiptarëve si Beleri, që kur bëhet fjala për çështje të tilla, bëjnë bashkë mediat dhe politikën greke. Të vendosësh sot Belerin kandidant për një bashki shqiptare, nuk i bën mirë shqiptarëve. Ka burra më të shquar dhe më intelektual që do t’i bënin mirë Shqipërisë. Prandaj, imagjinoni miqtë e mi që qeveria shqipatre të kishte berë për Çamërinë, aq sa ka bërë qeveria greke për një cop Beler.
Pastaj 6 vjet më parë ministri i Jashtëm grek e pranoi ekzistën e ligjit të luftës. E pra, kjo do të thotë të zgjidhësh marrëdhëniet mes dy vendeve. PDIU do të kërkojë Greqisë raporte të mira.
Gjithmonë ne kemi besuar që ne duhet të filllojmë të merremi me gjuhën, kulturën, kombin tonë, flamurin tonë. Janë të gjitha këto që ne na bëjnë një shoqëri solidare. Ne nuk mund të jemi vendi që eksportojmë mallra. nuk mund të zhvillohemi duke parë Shqipërinë dhe Kosovën si dy feude. Ne duhet t’i kthemi asaj që na bashkon. Të paktën në kulturë dhe histori t’iu bëjmë uniekzistën”, tha ndër të tjera ai.