Sipërmarrja që nisi mes luftës – Vera Çeço grumbullon bimë mjekësore që në ’97, i eksporton nëpër botë: E nisa e vetme, sot kam mbi 1 mijë punonjës

Kjo ndërtesë tre katëshe në Delvinë përfaqëson gjithë jetën e Vera Çeços.

Ajo është ndër të paktat gra që ka ngritur një sipërmarrje për grumbullimin e bimëve medicinale.

Punën e nisi në kohë e kushte të pavaforshme. Në vitin 1997. E vetme e mes plumbave siç thotë ajo, lëvizte në mbarë vendin për të mbledhur bimë të ndryshme.

Nuk ishte rastësi nisja e kësaj pune. Vera është agronome, e dashuruar me tokën e bimët.

E filloi biznesin e vetme dhe me disa Baraka të vogla.

Sot në terren ka mbi 1 mijë punëtorë dhe një fabrikë ku grumbullon e përpunon bimët medicinal, madje edhe eksporton jashtë vendit.

Vera tregon se e gjithë Shqipëria është e pasur me bimë kuruese.
Vetëm në Delvinë thotë ajo gjenden mbi 100 lloje bimësh me veti të jashtëzakonshme në shëndet.

Jeta nuk ia ka kursyer dallgët Verës as në biznes e as në jetën personale e megjithatë ajo është ringritur dhe ja ka dalë të jetë një kryefamiljare e sipërmarrëse e zonja.