E TURPSHME/ Trajneri Neritan Novi bën për spital lojtarin e tij te Butrinti

Ditën e sotme, ishte planifikuar të luhej ndeshja miqësore mes Butrintit dhe Memaliajt, para rifillimit të Kategorisë së Dytë.

Megjithatë, një situatë e ndodhur, ka kaluar ndeshjen në plan të dytë. Trajnerin Neritan Novi, e kanë lënë nervat në një moment dhe ka sulmuar një nga lojtarët e tij, Albi Selimaj.

Tekniku gjirokastrit i pakënaqur nga futbollisti i tij sarandjot, nuk u përmbajt, duke e sulmuar ashpër.

Lojtari 22-vjeçar u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e mjekëve.