Vodhi një celurar dhe para, arrestohet 29- vjeçari nga Saranda
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin O. A., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Kapja dhe ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen nr. 3, Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.