“Trajneri i Butrintit të përjashtohet nga futbolli”, Luftëtari publikon pamjet: Dhunë fizike ndaj lojtarit dhe drejtuesve të FSHF-së

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së publikou mbrëmjen e djeshme vendimet disiplinare për javën e kaluar në futbollin shqiptar. Dënime me ‘thasë’ nga futbolli i moshave deri në elitë si dhe ai i femrave.

Në një koment për Neësport.al klubi i Kategorisë së Dytë, Luftëtari, publikon pamje të një incidenti në ndeshjen ndaj Butrintit ku dy ekipet u përplasën në fushën e lojës së bashku me ndërhyrjen e stafeve. Në këtë përplasje u nxorrën 3 kartonë të kuq, nga 1 për lojtarët Santos e Gjonaj dhe tjetri për trajnerin Neritan Novi.

Klubi gjirokastrit ngre akuza ndaj trajnerit të Butrintit, Neritan Novi duke kërkuar përjashtimin e tij për dhunën e ushtruar ndaj lojtarit të Luftëtarit dhe drejtuesve të FSHF.

“Po kete e kane harruar, po si ka mundesi qe trajneri i Butrintit nuk merr asnje denim me sjelljen e tije anti sportive duke ushtruar dhune psikologjike dhe fizike te lojtari i luftetarit apo ca te nenes dhe sa te njerkes, pervec kesaj ushtroi dhune fizike ndaje drejtuesve te fshf-se. Duhet perjashtuar nga futbolli”, shkruan Luftëtari ndërsa shfaq edhe pamjet e incidentit.