Trafikonte në Shqipëri makina të vjedhura në Greqi, policia e Sarandes 42-vjeçari, në kërkim shoku i tij
Një 42 vjeçar është arrestuar pasi trafikonte në Shqipëri, automjete të vjedhura në Greqi, pasi i pajiste me dokumente false, me qëllim shitjen.
Fisnik Musa, është arrestuar nga policia e Sarandës, ndërsa në kërkim është shpallur A.M, 29 vjeç, për trafikim automjetesh.
Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi.
Pasi i sillnin në Shqipëri, iu bënin ndryshime në elementet identifikuese dhe i pajisnin këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tip “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.