Theu masën “arrest shtëpie”, shpallet në kërkim 41- vjeçari nga Saranda

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Kjo pasi ndaj tij  Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Sarandë i ka caktuar masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe nga verifikimi i kryer ky shtetas nuk rezultoi në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.