Greqia veto ndaj Shqipërisë? Qeveria: Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrat, Rama dhe delegacioni do të kthehen krenarë nga Brukseli
Qeveria shqiptare beson se i ka përmbushur të gjitha detyrimet në lidhje me procesin e Integrimit.
E pyetur për kërcënimet e Greqisë me veto, zv.kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë tha se Shqipëria do të kthehet krenare nga Brukseli pavarësisht vendimit që do të marrë Greqia.
“Sot delegacioni shqiptar ndodhet në Bruksel nuk kam informacion se çfarë do të bëjë Greqia. Ne jemi të kënaqur nga rezultate që kemi arritur ka qenë një vlerësim nga Komisioni Evropian për shkak të prezantimit dinjitoz që ne kemi bërë.
Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyra. Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave. Delegacioni do të kthehet krenar cilido qoftë vendimi që do të marrë Greqia në këtë rast”, – tha Balluku.