Denaj dhe Romeo Çakuli ndjekin nga afër rikonstruksionin e lugjeve në kanalin ujitës “Thoma Filipeu”
Deputetja e zones Anila Denaj njeheresh edhe Ministre e Bujqesise e shoqeruar nga kryebashkiaku i Finqit Romeo Çaku ka ndjekur nga afër rikonstruksionin e lugjeve në kanalin ujitës “Thoma Filipeu”.
Permes nje postimi Ministrja Anila Denaj shkruan:
“Finiq – Me kryetarin e bashkisë, Romeon, pamë nga afër rikonstruksionin e lugjeve në kanalin ujitës “Thoma Filipeu”, ku ndërkohë po planifikojmë për të realizuar rehabilitimin e plotë të të gjithë kanalit, në gjatësinë 37 km.
Kjo ndërhyrje do të shërbeje për përmirësimin e ujitjes së 2000 hektarë toka bujqësore në Finiq dhe Konispol, duke shtuar edhe një tjetër mbështetje në infrastrukturën e ujitjes për fermerët e këtyre zonave”, shprehet Anila Denaj.