Tentoi të vjedhi celularin në dhomën e një hoteli, arrestohet 44- vjeçari nga Saranda

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin G. Xh., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi ka tentuar të vjedhë një celular, në dhomën e një hoteli në lagjen nr. 2.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.