Shoferi në gjendje të rëndë, detaje nga aksidenti që i mori jetën vajzës së Vangjel Tavos
Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që i mori jetën vajzës së ish deputetit Vangjel Tavo, Evanthia Tavo. Aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.
24 vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën Audi me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), kur mjeti doli nga rruga.
Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.
“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga.
Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.