Mbetja kockore e groposur në Xarrë, policia e Sarandës: Po hetojmë se kujt i përkasin

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Xarrë në Sarandë, janë gjetur mbetje kockore të një njeriu, të cilat ishin të groposura.

Ditën e sotme, lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Policia, sipas të cilës, mbetjet kockore ishin në proces dekompozimi.

Gjithashtu bëhet me dije se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.