Dëshmia e Arsen Ramës që burgosi Belerin, SPAK: Gjatë kësaj kohe Rama është kanosur dhe kërcënuar
Personi që denoncoi kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili tashmë është pas hekurave, është pyetur sot në cilësinë e dëshmitarit.
Dëshmia e Arsen Ramës është marrë me dyer të mbyllura.
Prokurorja e SPAK-ut, Dorina Bejko ka thënë se gjatë kësaj kohe Rama është kanosur dhe kërcënuar. Sipas saj dëshmitarit i kanë dëmtuar dhe automjetin.
Për shkak të këtyre kërcënimeve dyshohet se është larguar nga Shqipëria dhe vëllai i tij, Abdyl Rama, i cili nuk është gjetur në banesë pasi ishte thirrur si dëshmitar nga SPAK.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.