“Bashkëpunimi për Zhvillimin e Turizmit në Sarandë”, Çaçi takim me ministrin Mazniku për të Përmirësuar Infrastrukturën dhe Shërbimet Turistike

Kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi, ka pritur ne nje takim Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor, dhe Z. Blendi Klosi në kuadër të turit për dialog me qeverisjen vendore.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiaku Oltion Çaçi ka zbardhur detajet nga takimi

POSTIMI I OLTION ÇAÇI 

Patëm kënaqësinë të mirëprisinim Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor, dhe Z. Blendi Klosi në kuadër të turit për dialog me qeverisjen vendore.
Diskutuam së bashku për rëndësinë e Sarandës si kryefjala e turizmit Shqiptar dhe nevojën për investime të mëtejshme në funksion të zhvillimt të qëndrueshëm turistik, për projektet e rëndësishme që janë në zbatim, dhe projekt- idetë për ndërhyrje në infrastrukturë që do të vijnë në ndihmë për përballimin me sukses të
fluksit të sezonit të ardhshëm turistik.
Shprehëm dëshirën dhe vullnetin reciprok për një bashkëpunim 🤝 të suksesshëm për arritjen e rezultateve maksimale në dobi të qytetit.