Anulohet vendimi i IKMT-së për prishjen e hotelit në Dhërmi

Është anuluar shembja e një hoteli në Dhërmi, prishja e të cilit ishte planifikuar ditën e sotme.

Godina në pronësi të shtetasit Kristaq Beli do të shembej me shpërthim të telekomanduar nga IKMT rreth orës 08:30.

Por ky vendim është anuluar për shkak të një mase sigurimi nga ana e Gjykatës së Lartë e marrë prej pronarëve të objektit.

Nuk ka ende një njoftim për vazhdimësinë e operacionit të shembjes së hotelit në ditët në vazhdim.

Djali i pronarit të hotelit, Fjorentin Beli, tha për BalkanWeb të premten se hoteli i tij është me leje dhe se ka vendim të Gjykatës së Lartë.

Ai deklaroi se ky aksion është për arsye politike, për shkak se ka qenë një nga komisionerët të Fredi Belerit në zgjedhjet e 14 majit.