Policia identifikon 26- vjeçarin që qëlloi me armë ke lagja nr.2: Shpallet në kërkim
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan shtetasin K. Xh., 26 vjeç, banues në Sarandë, dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë sportive, drejt fasadës së një dyqani dhe e ka dëmtuar atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.