Policia bashkiake e Sarandës merr kompetencat për të vendosur gjoba makinave

Policia Bashkiake Sarandë do të marri kopetenca për vendosje gjobash edhe në automjete.

Pas marrëveshjes së miratuar me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, vendimi pritet të miratohet edhe më mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë të premten, 27 Tetor.

Pika 6 e Rendit të Ditës: P/vendim “Për përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e Bashkisë Sarandë”.

Pas miratimit, Policia Bashkiake Sarandë do të ketë kopenca të plota për vendosjen e gjobave në automjete dhe kryesisht për parkimin e tyre në vende të gabuara, parkime në vija të bardha, trotuarë etj.