Pas takimit ne SPAK, deputeti gjerman viziton Butrintin
Gunther Krichbaum, deputet i Bundestagut Gjerman dhe zëdhënës i CDU-së për Politikat e Bashkimit Europian, ka vizituar ditën e sotme Butrintin.
Ai ka qenë i shoqëruar nga ish kandidati për deputet dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Jolio Dine.
Krichbaum gjatë vizitës ne Shqipëri, zhvilloi një takim me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e PD Lulzim Basha.
Krichbaum gjatë deklaratës së djeshme për mediat mes të tjerash u shpreh: ““SPAK po bën punën e vet në interes të BE-së dhe të shqiptarëve.
Të gjitha sulmet drejtuar SPAK-ut unë do i konsideroja të ndaluara. Spak ka dhe do te ketë në të ardhmen gjithë mbështetjen tonë. Është një organ me integritet, ndaj duhet ta mbrojmë Spakun kundrejt çdo kritike.
Sulmet që ngrihen këtu në Shqipëri sipas të cilave Spaku është i politizuar, janë të gabuara dhe nga ana jonë dënohen.
Ka disa keqkuptime me imunitetin. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentarë të caktuar. Imuniteti garanton funksionimin e parlamentit por jo të mbrojë zyrtarë të veçantë”.