Ndërtimet pa leje në Sarandë, gjykata lë në burg 3 nga 6 zyrtarët e arrestuar
Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurimit për 6 zyrtarët e IVMT dhe IKMT, të arrestuar të hënën pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” lidhur me 16 ndërtime pa leje kryesisht në zonën e Ksamilit.
Gjykata e Sarandës ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish Kryeinspektorin e IVMT të Bashkisë Sarandë, Artur Musai dhe dy inspektorët Erton Zekaj dhe Besian Koçi, ndërkohë që ka ndryshuar masën e sigurisë për inspektorin e IVMT Vangjel Xhavara, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.
Gjykata ka konfirmuar gjithashtu edhe masat “Arrest në shtëpi” për dy inspektorët e IKMT, E. Ç dhe D. B.”