Gjyqi për Belerin/ Rrëzohet kërkesa për pavlefshmëri të akteve hetimore, avokatët kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.
GJKKO vlerësoi se kjo kërkese ishte e pabazuar në ligj. Pas këtij vendimi avokatet e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.
Fillimisht avokatet kërkuan largimin e një prej gjyqtareve Irena Gjoka dhe më pas largimin e të gjithë trupës.
Ata paraqitën si argument vendimin e gjykatës, i cili sipas tyre u shpreh edhe për papërdorshmërinë e provave ndërsa ata kishin kërkuar vetëm pavlefshmëri të tyre.
Ndërkohë, teksa pritet nisja e seancës, dy persona kanë ngritur një banderolë para GJKKO, në të cilën shkruhet “Beleri në jug, Radoiçiçi në veri’.