Sarandë, turistë në shtator/ Janë të rezervuara 80 përqind e strukturave akomoduese
Edhe pas përfundimit të verës së nxehtë 80% e kapaciteteve në strukturat akomoduese të qytetit jugor janë të rezervuara
Qetësia dhe cmimet më të lira se në pikun e sezonit u mundësojnë pushime në shtator e më tej, turistëve të një grupmoshe më të madhe, që preferojnë të jenë larg zhurmave apo të tjerëve që nuk munden të pushojnë në verë.
“Vendosëm të vinim në këtë periudhë në pajtim edhe me pushimet prej punës tonë, u bëmë një grup të cilëve na u përshtat koha të vinim këtu.