Sarandë, Përmbyllet me sukses stëtvitja e përbashkët “Joint Ionian Livex 2023”
Pas diskutimeve në nivel të lartë në Athinë vitin e kaluar dhe dëshirën e mirë të Forcave Detare të dy vendeve, sot më datë, 07 shtator 2023 përfundoi me sukses stërvitja e parë bilaterale e përbashkët, “Joint Ionian Livex 23” ndërmjet Forcës Detare Shqiptare dhe Forcës Detare të Greqisë.
Stërvitja është vazhdimi i forcimit të mëtejshëm mes dy vendeve fqinje si forma më e rëndësishme e një bashkëpunimi rajonal dhe besimi reciprok të Forcave Detare të dy vendeve me dalje në detin Jon.
Qëllimi i stërvitjes kishte në fokus përmirësimin e ndërveprimit të Forcave Detare shqiptare dhe asaj greke në kryerjen e operacioneve detare si operacionet e ndalimit detar, kërkim-shpëtimi, mbrojtja e forcave, manovrimi dhe komunikimi detar dhe trajnimi i procedurave në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve shumëkombëshe për të forcuar sigurinë rajonale në det.
Në këtë stërvitje të përbashkët morën pjesë 2 anije të Forcës Detare Shqiptare, anija ”ILIRIA” P-131 dhe ”ORIKU” P-132 si dhe anija e Forcës Detare Greke ”TROUPAKIS” P-23. Gjatë tre diteve në det anijet zhvilluan stërvitje për proceduarat e zhvllimit të operacioneve të kërkim shpëtimit SAR, operacionet e zbatimit të ligjshmërisë, procedurat e ndalimit në det, formacione të ndryshme lundrimi, furnizimi në det, mbrotja e afërt e anijeve nga sulmet asimetrike.
Stërvitja u zhvillua bazuar në procedurat standarte të NATO-s, për zhvillimin e operacioneve detare.
Në ceremonin përmbyllëse të aktivitetit në portin e Sarandës stërvitja u ndoq nga afër në det nga Komandanti i Forcës Detare Kundëradmiral Adnand Agastra, si dhe përfaqësuesi i Forcës Detare Greke Komodor Vasileios Gyparis, gjithashtu në ceremoni morën pjesë dhe autoritetet lokale të qytetit të Sarandës.