Sarandë, I shpërtheu fisheku duke punuar tokën, transportohet me urgjencë 33- vjeçari (EMRI)

Nje 33- vjeçar eshte demtuar ne pjesen e krahut si pasoje e shperthimit te nje fisheku.

Sarandanews.com ka mesuar se behet fjale per Hekuran Murtaj.

Myrtaj ka pesuar demtime te renda ne kocke, duke u transportuar me urgjence drejt Tiranes.

NJOFTIMI I POLICISË

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.