I riu nga Delvina që po dërrmon belerizmin në Shqipëri

Kreu i Arkivit Shqiptar, historiani riosh Ardit Bido, po zëvëndëson denjësisht të ndjerin Sabri Godo, si njeriu që denonconte urtësisht dhe bindshmërisht politikat greke në Shqipëri, historike dhe aktuale. Për koiçidencë, plaku Godo ishte nga Delvina, një qytet me një përqindje minoriteti, gjithsesi ka fërkime mes shqiptarësh e grekërisht që kanë bashkëjetuar e bashkëjetojnë aty, dhe po ashtu Bido është nga Delvina.

Si një ndër zërat më kualitativë të viteve të fundit në debatet me karakter historik, Bido po luan një rol më të vërtetë patriotik këto kohë të çështjes së nxehtë “Beleri”, duke shfrytëzuar të gjithë potencialin e tij si historian në denoncimin e mbrapshtive të politikave vorioepiriote, të cilat çojnë deri në cenim në integritetit territorial shqiptar. Mishërim i tyre është Fredi Beleri.

Në një debat në Opinonin e së hënës, Bido dërrmoi rëndë një ndër zërat më famëkëqinj të filogreqizmit në Breg, gazetarin Stavri Marko, i cili edhe Dhërmiun e shpalli fshat grek.

Bido denoncoi flamurin vorioepiriot të reklamuar nga Marko, duke thënë se prej atij flamuri Himara mbeti e pavarur.

Përgjigja e Bidos ishte kjo:

“Ky flamur është krijuar në 1914. Ky flamur është flamur i djegies së Borshit, i vrasjes së 10 mijë shqiptarëve, i dëbimit të 1/3 të shqiptarëve të juglindjes nga ka origjinën zoti Kaso, nga kam origjinën unë, nga keni origjinën dhe ju.

1/3 e atyre shqiptarëve janë dëbuar rreth Vlorës. Kanë vdekur mbi 10 mijë shqiptarë me këtë flamur dhe ky është flamur i krijuar, nuk ka ekzistuar. Ajo shkaba në mes dykrenare e Perandorisë Bizantine dhe Kishës Ortodokse që nuk ka lidhje me Himarën. Edhe ne shkabën dykrenare kemi në flamur se po na habisni. Edhe Himara shkabën dykrenare ka pasur në flamurin e vet që është flamuri shqiptar që ka ngritur Jorgo Spiro Koleka në vitet ’20, që e kanë ngritur shumë vetë, patriotë shqiptarë të Vunoit, një fshat kompakt patriotik shqiptar, i Grillove, i Anagnostëve. Grillot dhe Anagnostë grekë nuk kam njohur. Unë dua të të përgëzoj ty dhe zotin Marko sepse na jepni mundësinë që të shohë dhe njohë publiku se këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje as votash, se në Himarë votat grekomane nuk e kalojnë 15%, dhe nuk ka fituar për këtë Beleri, por për arsye krejt të tjera. Që ta kuptojnë se ky debat është një debat i ndërlidhur me vepra penale, të dukshme, të cënimit të integritetit territorial i këtij vendi të njerëzve të cilët kanë mendjen tek ai flamur siç thotë zoti Marko, që e kanë mendjen të mbrojnë ata që kanë vrarë shqiptarë, kanë vrarë 10 mijë shqiptarë, kanë djegur Borshin që është pjesë e Bashkisë Himarë sot. Këtu nuk kemi të bëjmë me një debat normal dhe mua më vjen keq që e prezantoni zotin Marko si gazetar, nuk di të jetë i tillë. Nuk di në ç’media punon. Ai ka një teze nacionaliste ekstreme greke që nuk ka lidhje fare me debatin që bëhet sot.

Atje ka tre fshatra greqishtfolëse, ta dijë publiku: është Himara, Dhërmiu, Palasa. Nuk është Vunoi, Piluri, Qeparoi s’janë asnjë nga këto të tjera, janë shqiptare pa fluidite etnike. Se në Vuno nuk gjen pro grekë, por në Dhërmi ka pasur pro shqiptarë dhe pro grekë meqenëse po flisni për histori…”. /tesheshi.com/